Është arrestuar një i dyshuar në Prizren, për të cilin Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
I pandehuri D.G, dyshohet se ka kryer tri raste të vjedhjes së armatosur, në Prizren dhe Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, D.G, të mërkurën në rrugën “Ahmet Prishtina”{ në Prizren, kishte hyrë në një lokal mikrofinanciar dhe me armë në dorë duke e kërcënuar punëtoren, kishte grabitur paratë e një gruaje.
I njëjti, duke ikur nga vendi i ngjarjes, ishte konfrontuar fizikisht me rojën e objektit S.Th dhe gjatë ikjes, D.G i kishin rënë çelësat e veturës nga duart, gjë që çoi në kapjen më të lehtë të tij.
Ai kishte kryer vjedhje edhe dje në një lokal të njëjtë mikrofinanciar në Prishtinë, ku kishte vjedhur 2280 euro, ndërkaq Prokuroria ka gjetur se ai ka kryer një grabitje në Prizren edhe në janar, me vlerë 11 mijë e 700 euro.
“Vlen të theksohet se Prokuroria në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor, ka ndërmarrë një mori masash hetimore në mesin e tyre ka aplikuar edhe masat e veçanta hetimore të hetimit dhe pas shumë veprimeve hetimore ka arritur që pos këtij rasti të zbulojë edhe dy raste tjera të grabitjes, njëri i ndodhur më datë 27.01.2023 në qytetin e Prizrenit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit janë grabitur 11.700 euro dhe tjetri i ndodhur më datë 04.05.2023 në Prishtinë, ku gjithashtu nën kërcënimin e armës janë grabitur nga i njëjti kryerës 2280 euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./Arbresh.info
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...