Policia rajonale në Gjilan ka pranuar një video incizim ku shihen dy vozitës në dy raste të ndryshme duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç në vlerë prej e 150 euro, shqiptuar nga dy pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj./Arbresh.info/

Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...