Në vendin tonë për sot janë të paralajmëruara këto ngjarje.
09:00
Mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Infermierisë në 20-vjetorin e themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë. (Fakulteti i Mjekësisë, Dekanati i ri)
12:00
Komuna e Obiliqit organizon shënimin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit dhe zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, në sheshin që do mbajë emrin e tij. (Sheshi “Fahri Fazliu”, Obiliq)
13:00
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama, organizojnë takimin me medie për të prezantuar Raportin tre mujor të punës së Gjykatës Themelore të Prishtinë. (Pallati i Drejtësisë)
13:30
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mban ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, laureatit të çmimit Nobel, Dan Shechtman. (Salla e Senatit, Rektorati i UP-së)
15:00
Prokuroria Themelore në Pejë shpalos të gjetura e hetimit rreth vrasjes së trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntor të vitit 2021. (Prokuroria Themelore, Pejë)
15:00
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) organizon Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Fizioterapisë. Merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
17:00
BIRN Kosova, së bashku me një grup të organizatave të shoqërisë civile, shqiptare dhe serbe, shënojnë themelimin e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
19:00
Galeria “Qahili” organizon hapjen e ekspozitës “Ma n’fund n’shpi t’veten” ku prezantohet koleksioni i koleksionistit Austin Clarke. (Rr. “Richard Holbrooke”, Veternik)./Arbresh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...