Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim kortezie me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.
Dy ministrat në këtë takim diskutuan rreth situatës aktuale gjeopolitike dhe zhvillimeve të fundit përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Mes të tjerash, Mehaj theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për integrimin të secilit komunitet dhe shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në modelin modern të Kroacisë, ndërtuar mbi vlerat dhe standardet demokratike të Bashkimit Evropian.
Në këtë mënyrë, Mehaj tha se do mundësohet stabilitet i gjithëmbarshëm dhe shkëputje nga idetë izoluese që sjellin dështimin.
Gjithashtu, Ministri Mehaj theksoi fuqishëm se është kundër çdo forme të re të Republika Srpska dhe se është shumë pro modeleve evropiane të dëshmuara si të suksesshme, integruese dhe prosperuese për shtetin dhe gjithë qytetarët tanë.
“Kosova ka vetëm një rrugë, anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, theksoi Ministri Mehaj./Arbresh.info/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...