Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e 3 Majit – Ditës ndërkombëtare të lirisë së medias u shpreh se mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta praktikojë secili prej nesh.
Presidenti thekson se Dita ndërkombëtare e lirisë së medias, e cila këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si shtytëse e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, po festohet në kushte të disa krizave që po pushtojnë të sotmen tonë.
“Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të zëshëm në sigurimin e të drejtave më të mëdha, siguri dhe kushte për punë për gazetarët dhe punëtorët medial në mënyrë që ata profesionalisht ta kryejnë detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojnë në kohë, saktë dhe pa censurë dhe pa presione politike apo biznesore”, u shpreh Pendarovski.
Bashkë me gazetarët, shton Pendarovski, duhet të luftojmë edhe kundër lajmeve të rreme për shkak se qytetarët kanë të drejtë të informohen në kohë dhe saktë./Telegrafi/
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...