Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy mjekëve, të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtarë, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj. Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës”, thuhet në njoftimin e prokururisë.
Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Lexo edhe:
Arrestohen dy doktorë, i kërkuan pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje në Gjilan
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani