Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, mund të ribashkohet me ish-trajnerin Thomas Tuchel te Bayern Munich gjatë verës.
Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Mauricio Pochettino dëshiron të nënshkruajë një numër 6 të ri për klubin në verë, atëherë kur ta marrë drejtimin e ekipit.
Ai beson se zona qendrore e mesfushës së ekipit ka nevojë për rinovim, që do të thotë se Kovacic mund të jetë i tepërt ndaj kërkesave të argjentinasit.
Megjithatë, mesfushori kroat ka ende shumë ekipe që e duan dhe Kovacic mund ta bëjë përsëri një hap të madh në karrierë.
Sipas gazetës gjermane Bild, Tuchel dëshiron një mesfushor të thellë për ekipin e tij dhe Kovacic i përshtatet kërkesave.
Ai beson se Kovacic mund të bëjë një punë të jashtëzakonshme në Bayern, pasi ekipi ka nevojë për një lojtarë me aftësisë e kroatit.
Kovacic mund të vijë si një zëvendësim për Ryan Gravenberch, i cili dëshiron të largohet pasi kërkon kohë të rregullt të lojës. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...