Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria, Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.
Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh.
Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti falënderoi këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda poashtu edhe jashtë vendit.
Në takim, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe Këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati./Arbresh.info/






Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës