Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi brazilian ndërkohë qe një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea.
Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”.
Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi. /Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar