Gjatë ditës së sotme pritet që Komiteti i Ministrave ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Pas shqyrtimit të aplikacionit nga ana e Komitetit të Ministrave, fjala përfundimtare i mbetet Asamblesë Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.
Pranimi i një anëtari të ri në KiE bëhet në rast se shteti që aplikon siguron 2/3 e votave.
Edhe pse nuk është pjesë e Komitetit të Ministrave, deputeti ukrainas Oleksiy Oleksiyovich Goncharenko, ka thënë se do ta mbështesë me tërë fuqinë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Sot do të jetë vendimi i parë i Komitetit të Ministrave dhe ne do të shohim se si kjo do të shkojë. Unë do ta mbështesë rastin e Kosovës në të gjitha mundësitë e mundshme me të gjithë forcën time”.
“Sot do të jetë takimi i Komitetit të Ministrave ku unë nuk jam anëtar. Unë jam anëtar i Asamblesë Parlamentare. Sot do të jetë takimi i Komitetit, unë shpresoj që vendimi do të jetë pozitiv”.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet