Kiara pas daljes: Efit i uroj suksese, jam e lumtur që është në finale

12:18 | 23 Prill 2023
Diellza Gashi

Gjatë prime-it të djeshëm të “Big Brother VIP 2” janë eliminuar Kiara dhe Bledi.

Nata kishte qenë e gjatë për Kiarën, kishte pasur debate të ashpra me Efin, ku dhe është krisur marrëdhënia e tyre e krijuar në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, shkruan arbresh.info.

Tutje, ajo pati dhe një surprizë nga i dashuri i tij Luizi, i cili i propozoi martesë, gjë që ishte e pa pritur për Kiarën duke shpërthyer edhe në lot.

Po ashtu ajo ishte në televotim me Efin, Bledin dhe Qetsorin, pasi që Efi u zgjedh finalistja e dytë ajo automatikisht është dalë nga shtëpia.

Pasi mbërriti në studio, Kiara foli më shumë për shpalljen e Efit finaliste. Sipas saj, finalistja në fjalë ka qenë më e mirë në argumente dhe ka më shumë nerva se moderatorja.

“Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë ti shohë gjërat nga jashtë, ka qenë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit. Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj suksese jam e lumtur që është në finale”

Po ashtu, Arbër Hajdari dha opinionin e tij, arsyeja pse doli Kiara sipas opinonistit është sepse publiku ka qenë më kurioz të shoh përballje mes Efit dhe Luizit.

“Në këtë pikë të lojës, publiku ka qenë më kurioz të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë”, tha ai/Arbresh.info/