Arsenali ka barazuar me Southamptonin 3-3 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Alcaraz, në minutën e 1’. Golin e dytë për Southamptonin e realizoi Theo Walcott, në minutën e 14’.
Arsenali u mundua të kthehej në lojë me golin e Gabriel Martinellit, në minutën e 20’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Duje Caleta-Car e shënoi golin e tretë për Southamptonin, në minutën e 66’.
Arsenali u kthye në lojë në fund duke e barazuar rezultatin. Fillmisht Martin Odegaard, në minutën e 88’, teksa Saka, në minutën e 91’.
Topçinjtë pas barazimit janë në vendin e parë me 74 pikë, pas 32 ndeshjeve, me katër pikë më shumë se City, që është ën pozitën e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali do të përballet me Cityn në Etihad./KlanKosova/
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë