Rafael Nadal nuk do të luajë as në Mutua Madrid Open.
Tenisti spanjoll vazhdon me rikuperimin e tij nga dëmtimi i pësuar që në Australian Open.
Edhe pse ka hyrë në javën e katërmbëdhjetë, përmirësimi i tij nuk ka ndodhur ende aqsa ai të mund të luajë, ndaj Nadal do të humbasë edhe turneun e Madridit.
Mungesën e tij e ka konfirmuar vet Nadal përmes rrjeteve sociale. Fillimisht ajo që duhet të ishte një rikuperim gjashtë deri në tetë javë ka rezultuar më i gjatë, duke prishur plotësisht të gjitha planet e Nadalit, i cili nuk ishte në gjendje të konkurronte në turneun Indian Wells dhe Miami dhe po shikonte me optimizëm rikthimin në turnetë e fushës me dhe të kuq.
Megjithatë, siç ka rrëfyer vetë Nadal, rikuperimi nuk ka shkuar siç ishte planifikuar pasi, përkundër faktit se spanjolli u shfaq duke u stërvitur në terrenet e Akademisë Rafa Nadal, më në fund iu desh të hiqte dorë nga Monte Carlo Masters 1000 dhe turneu në Barcelonë.
Mutua Madrid Open është turneu i fundit që del jashtë kalendarit për Nadalin, i cili për momentin ka vetëm Masters 1000 në Romë si mundësinë e tij të fundit për të konkurruar përpara sfidës së tij të madhe në Roland Garros, ku do të përpiqet të kërkojë titullin e tij të pesëmbëdhjetë. Gjithnjë nëse dëmtimi i tij do ta lejojë të konkurrojë. /rtk
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...