Manchester City është gati t’i dorëzojë Erling Haalandit një kontratë të re vetëm dhjetë muaj pas fillimit të karrierës së tij në Ligën Premier.
City dëshiron t’i japë Haalandit një kontratë të re me një rritje të re page.
Sipas mediumit The Athletic, City mendon që t’i zgjasë kontratë dhe t’ia rris pagën shkaku që klauzola e tij e lejonte të largohej në vitin 2024 për një çmim prej 200 milionë eurosh.
Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2025, teksa City dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2027.
Ekipi i Pep Guardiolas do t’i rrisë gjithashtu pagën sulmuesit prej 865 mijë funtesh në javë, të cilat ai i fiton duke përfshirë bonuset.
Haaland ka shënuar 32 gola në vetëm 28 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe i kanë mbetur vetëm edhe një gol për të thyer rekordin e më shumë golave brenda një sezoni.
Ai gjithashtu ka gjetur rrjetën 11 herë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar pesë gola në një ndeshje kundër RB Leipzig muajin e kaluar. /Telegrafi/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës