Marrëdhëniet ndërmjet Real Madrid e Barcelonës duke se është prishur shumë, me të dyja skuadrat që po thumbojnë njëra-tjetrën.
Real Madrid tani ka publikuar një video katër minutëshe për t’iu kundërpërgjigjur komenteve të presidentit të Barcelonës, Joan Laportas.
Laporta mbajti një konferencë për media, ku u mundua ta mbronte imazhin e Barcelonës për shkak të akuzave të fundit dhe në proces thumboi Realin.
Ai foli për “favorizimet” që i bëhen realit nga gjyqtarët dhe iu drejtua klubit si një “skuadër e regjimit”, një frazë e përdorur shpesh për të lidhur Madridin me ish-diktatorin spanjoll Francisco Franco gjatë sundimit të tij gati 40-vjeçar të Spanjës.
Si kundërpërgjigje skuadra nga kryeqyteti ndau një video katër minutëshe që përshkruan pikërisht lidhjet e Bacelona me Francon.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 17, 2023
“Kush është klubi i regjimit? Barcelona ka fituar tetë tituj të La Ligas dhe nëntë Kupa të Mbretit. Madridit iu deshën 15 vjet për ta fituar ligën e Spanjës gjatë kohës së Francos në pushtet”, thuhet në reagimin e Reali duke iu referuar periudhës 1939-1975.
Marrëdhënia mes dy klubeve është acaruar shumë, pasi Real Madrid pranoi të dëshmonte kundër Barcelonës në hetimin për “Nigeria case”.
Madje presidentët e dy klubeve po ashtu nuk kanë mbajtur drekën e zakonshme mes tyre para “El Clasicos”.

Marrëdhëniet mes dy klubeve ishin përmisuar në vitet e fundit, sidomos pasi dy klubet po punonin bashkë për të krijuar “Superligën”./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...