Në seancën e së hënës, ndaj ish krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellur me seanca private dhe pjesë të redaktuara.
I pyetur nga ZPS para se të kaloj në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
“Anëtar i LDK-së jam bëtë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.
Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.
Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...