Marcel Sabitzer është bashkuar me Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit si huazim nga Bayern Munich.
Mesfushori argjentinas pritet të rikthehet në verë te Bayerni, pasi huazimi i tij është gjashtë mujor.
Megjithatë Manchester United po planifikon blerjen përfundimtar të austriakut i cili ka shkëlqyer në Old Traford në këto tre muaj qëndrim.
Sabitzer deri më tani ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Djajve të Kuq ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Trajneri i United, Erik Ten Hag është i kënaqur me paraqitjen e austriakut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të tij.

Pas një viti e gjysmë të vështirë në Munich, Sabitzer është i gatshëm të mbetet në Old Traford, ku ka gjetur besimin e duhur.
Për transferimin e përhershëm të 29-vjeçarit austriak, Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 29 milionë euro, shumë që pritet ta kënaq Bayernin që kishin investuar 15 milionë euro në vitin 2021 për blerjen e tij nga RB Leipzig. /Telegrafi/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar