Guardia di Finanza në Katania bën me dije se ka sekuestruar një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e hedhur në mes të detit.
Kokaina që peshonte 2 tonë dhe arrin një vlerë prej 400 milionë eurosh u gjet nga motovedetat e rojës bregdetare në brigjet lindore të Siçilisë.
Droga ishte izoluar shumë mirë që të mos depërtonte uji dhe ishte futur në një rrjet, ku kishte dhe disa mjete sinjalizuese.
Sipas autoriteteve, mendohet që ka qenë një anije tjetër që e ka hedhur drogën në det për t’u marrë nga trafikantë të tjerë të cilët do ta nxirrnin në breg.
Deri në këto momente nuk ka asnjë person të arrestuar për drogën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./A2
Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën, qiell merr ngjyrë portokall...
Aston Villa pritet të ankohet zyrtarisht pas “skandali...
A kanë binjakët shenja gishtash të njejta?
Njerëzit që zgjohen para orës 7 të mëngjesit janë më të lumt...
Kurti: Restaurimi i trashëgimisë kulturore ndihmon turizmin ...
Barcelona e mbyll sezonin me fitore bindëse në udhëtim tek B...