Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që të krijohet një grup paqeje, i përbërë nga vende që nuk janë përfshirë në konflikt, dhe të punojë për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë.
Lula tha se bisedoi këtë çështje gjatë kësaj jave me homologun kinez, Xi Jinping.
“Mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë dhe të themi ‘mjaft, le të fillojmë të flasim’ sepse lufta kurrë nuk solli dhe nuk do t’i sjellë kurrë asnjë përfitim njerëzimit”, tha Lula, raporton skynews.
Ai këtë e tha pasi kishte kritikuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë.
Gjermania në fillim të këtij viti thuhet se i kërkoi Brazilit të furnizonte gjithashtu me armë, por refuzoi Lula.
Të dielën, ai përsëriti pikëpamjen se vendimi për fillimin e luftës ishte “marrë nga dy vende” ndërsa shtoi se përfundimi i saj do të ishte më i vështirë pasi do të duhej të binden më shumë kombe.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...