Manchester United regjistroi fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa mposhti Nottingham Forest.
Skuadra e Erik ten Hag mori epërsinë e merituar në mes të pjesës së parë, pasi gjuajtja e devijuar e Anthony Martial përfundoi në rrugën e Antony, i cili e shtyu në rrjetë.
United pati raste të shumta por nuk e gjetën golin e sigurisë deri në minutën e 76.
Diogo Dalot më në fund ndëshkoi Forestin për herë të dytë në minutën e 76-të me një përfundim të mirë në paraqitjen e tij të 100-të në United.
United gjendet në vendin e tretë në Premier League, derisa Forest rrezikojnë rënien dhe janë në vendin e 18-të./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale