Në orët e para të mëngjesit janë djegur tri vetura në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se janë djegur edhe tri vetura në Veri të vendit, të cilat i përkisnin një qytetari serb të Leposaviqit dhe nuk kishin targa RKS.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se policia ka dalë në vend të ngjarjes.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi.
Për këtë rast reagim të menjëhershëm pati nga Presidenca e Kosovës.
Përmes një postimi në Tëitter, Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, tha se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet kosovare. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar ai në Tëitter.
Për rastet e tilla së fundi në veri të vendit kanë reaguar edhe ambasadorët e huaj, duke i dënuar këto akte dhune./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...