Edhe pse nuk ka qejf të flasë për “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj nuk mund tu shpëtojë pyetjeve për këtë format. Në një intervistë për “Top Albania Radio” ajo është pyetur se si e shikon reality-shown këtë vit dhe se cili do donte ta fitonte.
Por, këngëtarja refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë se e ka një të preferuar por nuk do donte ta zbulojë.
“Nuk kam shumë qejf të flas për Big Brother, mendoj se e kam mbyllur ciklin tim me të, u uroj shumë sukses të gjithëve. Patjetër që e kam një të preferuar po nuk do doja ta thoja.”-tha Semi.
Sakaq, asaj iu kërkua të jepte një përgjigje objektive për dy nga çiftet më të komentuara të dy edicioneve të BBVA Bora-Donald dhe Kira-Luiz.
“Nuk tregohem dot objektive në gjërat që më përkasin mua që i kam afër zemrës, kështu që do thoja Bora-Donald.”-u shpreh artistja.
E përtej ‘Big Brother’, ajo u pyet edhe për jetën sentimentale, duke zbuluar se është vetëm dhe nuk ka dikë në krahë. Semi deklaroi se është e fokusuar te karriera, por nuk e përjashtoi mundësinë se një ‘princ i kaltër’ mund t’i hiqte fokusin.
“Single, single, single. Jam shumë e fokusuar për momentin dhe do doja të vazhdoja dhe për pak kohë. Kjo nuk i dihet mbase na vjen prnci i kaltër dhe nuk pyet me ca merremi ne…”-deklaroi ajo.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City