Pas takimit me Abazoviq, kryeministri Kurti në konferencë për media ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës në vitet e fundit nuk janë vetëm turistë apo pushues në Mal të Zi, por edhe investitorë serioz.
“Kemi parë se vitet e fundit se në Mal të Zi, shqiptarët nuk janë më vetëm pushues por edhe investitorë të bizneseve dhe projekteve shumë të mëdha”, deklaroi Kurti.
Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj ndihmës së Malit të Zi në vitet 1998-99 në Kosovë për qytetarët dhe ka theksuar rritjen e eksportit të Kosovës në këtë shtet, për 55 për qind si dhe rritjen e hyrje-daljeve mes dy vendeve në kufi.
“Jemi mirënjohës që në kohët më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që u dëbuan nga fushata e gjenocidit dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit në vitet 1998-99. Në vitin e fundit kemi rritje të shkëmbimit tregtar me Malin e Zi, krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 eksportet e Kosovës në Mal të Zi, janë rritur për 55 për qind”, tha ai.
Sot është nënshkruar marrëveshja për Shërbimet Ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Me këtë marrëveshje parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Abazoviq do qëndrojë në Kosovë nga sot deri të dielën, me c’rast do realizojë shume vizita nëpër institucione e biznese./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...