Reperi i njohur, Don Xhoni përveç hiteve të shumta ai nuk i lë anash as bamirësitë për personat në nevojë.
Rap-artisti nga Drenica në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ka vendosur që të dhurojë donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje.
Këtë donacion, reperi vendosi që ta bënte përmes shoqatës së bamirësisë “Jetimat e Ballkanit”.
Lajmin e bëri të ditur humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku e falenderoi reperin për donacionin e dhuruar.
“Faleminderit shumë Don Xhon. Përmes shoqatës tonë po e gëzon një familje me shtëpi të re. Për Iftar sot te shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpi për një familje nevojtare. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati.
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA