Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica raportohet se edhe një vit do të qëndrojë tek gjiganti turk, Galatasaray.
Rashica, i cili po luan në formë huazimi të Gallata nga Norwich City, është duke bërë një sezon të madh me skuadrën turke dhe është në rrugë të mirë që me Gallatën ta fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Medium turk ‘Fanatik, të enjten shkruan se Galatasaray dhe Norwich kanë arritur marrëveshje që 26 vjeçari të vesh fanellën e skuadrës turke edhe për një vit.
Javët në vazhdim do të vendoset përfundimisht nëse Norwich do ta shesë kartonin e kosovarit, apo do t’ia japë Galatasarayt huazim edhe për një vit.
Kartoni i Rashicës kap shifrën 10 milionë euro./rtk
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë
Astronautët e NASA-s morën iPhone 17 Pro Max për të dokument...
Ekuipazhi i Artemis II tani është në gjysmën e rrugës drejt ...
Beteja e udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po shkon drejt fundit