Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Bekim Gashit dhe Dalip Behra në 24 vjetorin e rënies së tyre në Krushë të Madhe.
Me anë të një postimi në rrjetin social në Facebook, Kurti u shpreh se Dalipi dhe Bekimi ishin angazhuar në varrosjen e 240 fshtarëve të vrarëve nga forcat serbe në masakrën e Krushës së Madhe.
“Sot mbushen 24 vite nga 13 prilli i vitit 1999, kur në Krushë të Madhe, ranë dëshmorë Bekim Gashi dhe Dalip Behra. Atë kohë, Bekimi ishte vetëm 23 vjeçar, kurse Dalipi ishte 38 vjeçar. Pas masakrës së kryer nga forcat serbe mbi fshatarët e Krushës së Madhe, ku u vranë mbi 240 fshatarë, Bekimi dhe Dalipi ishin angazhuar në varrosjen e kufomave të të vrarëve”, ka shkruar Kurti.
“Në këtë përpjekje, ata ranë në një pritë të forcave serbe dhe pas luftimesh me ta, Bekimi dhe Dalipi ranë dëshmorë, duke u përjetësuar me veprat dhe emrat e tyre në historinë e çlirimit të Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info/
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS