“Djajtë” e Milan arritën një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e parë të çerek-finales së UEFA Champions League, ku pas një kombinimi perfekt mes Leao, Brahim Diaz e Bennacer, ky i fundit i dhuroi “kuqezinjve” golin e vetëm të sfidës, duke çuar të tijët në delir.
Mirëpo, edhe pse Ismail Bennecar shënoi golin e vetëm të sfidës dhe “gardiani” francez i portës së “djajve”, Mike Maignan i la napoletanët “thatë” në “San Siro”, paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s ka zgjedhur një tjetër lojtar si më të mirin e ndeshjes.
Sipas këtij panel, “më i miri” mbrëmjen e sotme ishte “fantazisti” spanjoll Brahim Diaz, i cili me lëvizje e tij të zhdërvjellta në mesfushë i krijoi raste të pafundëta shënimi të tijve edhe pse vetëm 1 prej tyre u shfrytëzua siç duhej.
Díaz was dynamite ?#UCL pic.twitter.com/llbRpvgBRs
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 12, 2023
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar