Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 3 deri me 9 prill 2023 ka shqiptuar 1361 gjoba në trafik dhe ka hequr 20 patentë shofer për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Siç thuhet në njoftim janë raportuar 25 aksidente, prej tyre 11 aksidente me lëndime, 20 persona të lënduar dhe 14 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”.
“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/


Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant