Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Cërnilë të Ferizajt, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, hajnat kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit të cilët kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
I/të dyshuar janë ende të panjohur për policinë dhe rasti është në procedurë hetimorë.
“Fsh. Cërnillë, Ferizaj 11.04.2023 – 22:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë