Në mëngjesin e së martës janë zhvilluar dy ndeshje të Play In në NBA, ku u arritën këto rezultate:
Miami Heat vs Atlanta Hawks 105-116 dhe Los Angeles Lakers vs Minnesota Timberwolves 108-102.
Ndonëse Timberwolves ishin duke fituar me 15 pikë epërs, Lakers i përmbysën ata 1.4 sekonda para fundit të takimit me tre pikëshin e Dennis Schroder, 98-95.
Por edhe më dramatike u bë ndeshja kur Conley gjatë tentimit për 3 pikë u pengua në mënyrë të palejueshme nga Anthony Davis, për t’i fituar 3 gjuajtje të lira, 0.1 sekonda para mbylljes së ndeshjes.
Nga të tri gjuajtjet Conley ishte i saktë duke e çuar duelin në vazhdime pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 98-98.
Në vazhdime Lakers fituan ndaj Timberwolves 108-102 dhe u kualifikuan në Playoff të Konferencës Perendimore ku do të takohen me Memphis Grizzlies, ndërsa “Ujqit” e kanë edhe një mundësi për kualifikim, pasi ndeshen me fituesin e duelit tjetër të Play In, New Orleans Pelicans vs Oklahoma City Thunder.
Njejtë qëndron situata edhe në Konferencën e Lindjes, ku Hawks me fitoren e sotme siguruan kualifikimin në Playoff për t’u ballafaquar me Boston Celtics, ndërsa Heat ndeshen me fituesin e takimit Toronto Raptors vs Chicago Bulls./kk
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar