Marco Reus nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund.
Shumë lojtarë të mëdhenj evropianë kanë qenë pjesë e BVB-së dhe kanë ndryshuar ambient duke kërkuar ekip të ri.
Një prej tyre i qëndroi besnik ekipit të tij, e vazhdon të jetë pjesë e tyre.
Sipas ‘Bild’, gjermani do ta zyrtarizojë rinovimin e tij edhe për një sezon javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Që kjo të realizohej, Reusit i është dashur të bëjë një sakrificë të dukshme pagash.
Gjermani ka rënë nga 12 milionë e pagës së tij në, më së shumti, shtatë milionë euro mes pjesës fikse dhe të ndryshueshme për performancën që do të duhet të përmbushë.
Kështu, Reus ka ulur pagën e tij me më shumë se 40%.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj