Policia amerikane ka njoftuar se një grua 78-vjeçare me dy dënime të mëparshme për grabitje bankash u arrestua për një grabitje të tretë në Misuri.
Bonnie Gooch hyri në një bankë, duke i kërkuar arkëtarit mijëra para, më pas ajo la një shënim duke thënë “Faleminderit dhe më falni, nuk doja t’ju trembja”, përpara se të largohej me paratë.
78-vjeçarja hyri në bankë me një maskë të zezë, me syze dielli dhe dorëza plastike, shkruan BBC.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Kansas City Sta, ajo la një shënim ku thoshte “Më duhen 13 mijë kartëmonedha të vogla”.
Oficerët e Departamentit të Policisë së Pleasant Hill Missouri ka thënë se automjeti i saj mbante erë të fortë alkooli dhe në të kishte para të shpërndara nëpër dysheme.
Ndryshe, ajo ka edhe dy dënime të tjera, një për një grabitje në Kaliforni në vitin 1977 dhe një tjetër grabitje bankare në vitin 2020.
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...
Raportohet për një takim mes Pérezit dhe Mourinhos për rikth...
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...