Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka bërë thirrje të presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Miloatoviq, që të anulojë vendimin e tanimë ish-presidentit Milo Gjukanoviq, për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Abazoviq në një intervistë në “TV Prva” tha se Milatoviq duhet t’i mbledhë gjithë akterët politikë dhe së bashku ta caktojnë datën e zgjedhjeve.
“Mund të jetë në fund të qershorit, para sezonës. Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë bashkërisht mund ta caktojnë datën e zgjedhjeve. S’mendoj se është mirë që Gjukanoviq në këtë mënyrë t’i shkarkojë deputetët”, tha Abazoviq.
Tanimë ish-presidenti Milo Gjukanoviq, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, i kishta shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi për 11 qershor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...