
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks to the media along side the US Secretary of State, prior to the start of a NATO foreign ministers' meeting following Russia's invasion of Ukraine, at the Alliance's headquarters in Brussels on March 4, 2022. - US Secretary of State Antony Blinken and NATO allies arrived in Belgium for a meeting of NATO, G7 and EU counterparts on the response to Russias invasion of Ukraine and the growing refugee situation. After meetings in Brussels Blinken will travel to Poland, Moldova, Latvia, Lithuania, and Estonia from March 3 to 8 to reassure them of US support. (Photo by OLIVIER DOULIERY / Pool / AFP)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në video fjalimin e tij në Forumin e Mbrojtjes 2023, theksoi para të pranishmëve se Maqedonia e Veriut kontribuon aktivisht në sigurinë kolektive, ka vend dhe zë të barabartë në tryezën e NATO-s dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancë.
“Sot, Maqedonia e Veriut ka një vend në tryezën e NATO-s, një zë të barabartë në diskutimet tona dhe gëzon mbrojtjen e plotë të Aleancës së NATO-s. Kohët e fundit, Maqedonia e Veriut është përballur me sulme hibride të qëllimshme dhe të vazhdueshme, duke përfshirë kërcënime me bomba dhe sulme kibernetike. Por ju nuk ishit vetëm. Ekspertët e NATO-s shkuan në Shkup për të shkëmbyer informacion dhe për të ofruar mbështetje teknike. Ky është një shembull konkret i përfitimeve të NATO-s.
Anëtarësimi gjithashtu ndihmon për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut stabilitetin që mbështet rritjen ekonomike dhe ndihmon në zgjerimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut gjithashtu rrit sigurinë e Aleancës sonë duke kontribuar me trupa në grupet tona luftarake në Bullgari, Letoni dhe Rumani dhe duke mbështetur misionet tona në Kosovë dhe Irak.
Ne jemi një familje e demokracive të përkushtuara për të mbrojtur njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg.
Janë mbi 250 pjesëmarrës në Forumin e Mbrojtjes, ndërsa fjalim në panelet kanë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Belgjika, Sllovakia, Bullgaria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe vende të tjera kanë folur në pesë panele./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit