Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kushtetuta e Kosovës, mishëron parametrat më të mëdha. “Duhet ta kuptojmë gjithmonë se Kushtetuta e Kosovës ishte produkt i fazave nëpër të cilën kaloi Kosova”, tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendor.
Kryeparlamentari, Konjufca vlerësoi e kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër. “Trashëgimia kushtetuese po prodhohet vazhdimisht, ajo po vazhdon edhe sot”, theksoi ai.
“Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit kushtetuese, në një farë mënyrë është shumë e nevojshme, pas gjithë të kësaj që kemi kaluar, po shoh se jemi të gatshëm të kalojmë në një fazë të stabiliteti kushtetues, situata tani është më e qartë se sa para 10 viteve”, deklaroi ai
Ndryshe në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës & Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...