Vuçiq: Nëse sulmohen serbët në Kosovë, përgjigja do të jetë e ashpër

23:50 | 6 Prill 2023
E.H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS, ka shtjelluar disa tema aktuale, vendore dhe ndërkombëtare.

Vuçiq foli për mënyrën se si Serbia do të përballet me ndryshimet e reja globale, tektonike, për temat ekonomike, për planin franko-gjerman dhe Kosovën, për marrëdhëniet me Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe për zgjedhjet në Mal të Zi dhe presidentin e ri, Jakov Milatoviq.

“Nëse populli ynë sulmohet, përgjigja do të jetë e ashpër. Kushdo që mendon se duhet të hyjmë në konflikt me NATO-n, unë do t’i them se nuk është normal”, tha ai.

“Nuk kam mall për konflikt me ta, nuk kemi nevojë për konflikt me botën perëndimore. Dhe edhe sikur të donim, nuk kemi asnjë shans për ta fituar. Pyetja është nëse Rusia ka një shans. Të gjithë e dinë se nëse njerëzit tanë sulmohen, përgjigja jonë do të jetë e ashpër”, tha Vuçiq, transmeton Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale