Juventusi është dënuar sërish nga Federata Italiane e Futbollit.
Komisioni Disiplinor vendosi të mbyllë tribunën jugore të “Allianz Stadium”, ku ndodhen tifozët më të zjarrtë të Juventusit, pasi u dëgjuan thirrje raciste gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës kundër Interit të martën mbrëma.
“Cak” i tifozëve ishte sulmuesi i “Nerazzurrëve”, Romelu Lukaku, të cilin e fyen në baza racore gjatë festës së tij te goli i barazimit në kohën shtesë, njoftojnë mediat italiane.
Kështu, pjesa e tribunës jugore do të mbyllet plotësisht për ndeshjen e radhës të planifikuar kundër Napolit më 23 prill në Serinë A.
“Gjatë minutave të 35-të dhe 49-të të pjesës së dytë, tifozët e Juventusit që ndodheshin në pjesën e poshtme “Tribune Sud” bërtitën një sërë ofendimesh dhe britmash duke iu referuar diskriminimit racor ndaj lojtarit të Interit, Romelu Lukaku”, thuhet në komunikatë.
Lukaku u përjashtua me karton të kuq pas ndeshjes për shkak të kaosit të krijuar mes futbollistëve./lajminet
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze