Një hulumtim zbuloi se shtresat e akullit në Antarktik, mund të shkrihen më shpejt sesa pritet.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Nature”, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Newcastle në Britani të Madhe, bëri një studim që shqyrton rritjen e nivelit global të detit.
Shkencëtarët zbuluan se shtresat e akullit në brigjet e Norvegjisë tërhiqen deri në 600 metra në ditë.
Si rezultat i hulumtimeve, është konstatuar se masat akullnajore në Antarktik tërhiqen më shumë se 30 metra në ditë.
Përveç kësaj, për shkak të ndryshimeve klimatike shtresat e akullit që shkrihen në Antarktik shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane me rreth 1 centimetër.
Rezultati i hulumtimit do të hedhë dritë sesa shpejt mund të shkrihet akulli në Grenlandë dhe Antarktik dhe të rrisë nivelet globale të deteve.
Dr. Christine Batchelor nga Universiteti Newcastle në deklaratën e saj për BBC lidhur me temën tha se nëse vazhdon rritja e temperaturës në këtë mënyrë do të rriten nivelet e oqeaneve.
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës