FIFA ka publikuar rënditjen e kombëtareve për muajin prill.
Kosova për dallim nga muaji i kaluar, nuk ka ndryshuar nga pozicioni i saj pas dy ndeshjeve të luajtura për eliminatoret e Euro2024.
“Dardanet” regjistruan dy barazime dhe do vazhdojnë të jenë në poziten e 107-të,që vazhdon të jetë renditja me e lartë deri më tani.

E anën tjetër, Shqipëria ka humbur dy pozita në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Humbja ndaj Polonisë e zbriti kombëtaren kuq e zi në vendin e 68-të.
Ndryshime pati edhe në vendin e parë ku pas gjashtë vitesh në majen e futbollit botëror është rikthyer Argjentina.
Në vendin e dytë është Franca ndërkohe Brazili është e treta. Top 10-shën e kompletojnë Belgjika, Anglia, Holanda,Kroacia,Italia,Portugalia dhe Spanja./kk
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...