Bashkimi Evropian shpreson se tensionet e reja të krijuara në veri në Kosovës nuk do ndikojnë në atmosferën e takimit të radhës së kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, i cili do mbahet më 4 prill.
Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka thënë se nga dy palët presin që të kontribuojnë dhe të krijojnë e ruajnë atmosferën e normalizimit dhe pajtimit, si dhe zbatimin e shpejtë të zotimeve që janë marrë.
Stano precizoi së të dyja palët janë zotuar se do të përmbahen nga çdo veprim që do të kishte efekt të kundërt.
“Por, përsëri asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin. Dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, ka deklauar Stano.
Kujtojmë, se takimi i kryenegociatorëve është i pari pas marrëveshjes së liderëve të cilët në muajin shkurt në Bruksel u dakorduan mbi rrugën para drejt normalizimit të raporteve, ndërsa në mars në Ohër u pajtuan edhe për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Nga kryenegocitorët pritet që të nisin punën konkrete në zbatimin e të gjitha pikave të ujdisë. /rtk/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë