Nga Hashim Thaçi siç ishte më parë, faqja e ish-presidentit të Kosovës në Facebook ka ndryshuar emrin në “Hashim” dhe foton e profilit.
Kjo gjë ka ndodhur pasi faqja zyrtare e tij i është hakuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, Adil Behramaj, ish këshilltar i Thaçit.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashmë e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës”, ka thënë Behramaj./Arbresh.info/

KQZ: Partitë kanë afat deri më 7 maj për të deklaruar pjesëm...
“Je budalla, je budalla” – Vinícius Júnior shpërthen n...
Komisioni i PE miraton Rezolutën për Shqipërinë 2025, Hoxha:...
Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën dr...
Rusia dhe Ukraina shpallin armëpushime konkurruese
Vrasjen në Gjakovë, Prokuroria do kërkojë masën e paraburgim...