Edhe tri vetura tjera janë djegur në Leposaviq.
Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.
Ish ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanović tha se situata është e qetë por qytetarët janë të frikësuar.
“Pas situatës se djegies së dy veturave situata është e çetë por, qytetarët janë të frikësuar sepse djegiet po janë selektive pasi që jo të gjithëve që i kamë regjistruar veturat, u janë djegur”, tha ai për Arbresh.info
Tutje ai tha se si është e mundur që mos të dihet kush kur afër janë dy kamera profesionale të cilat mund ta kenë pamjen profesionale dhe të vërehet.
“Si është e mundur që mos të dihet kush kur afër janë dy kamera profesionale të cilat mund ta kenë pamjen profesionale dhe të vërehet. Ky është një mesazh për qytetarët serb të cilët duan t’i frikësojnë. Por, kjo pas 23 prillit do të ndryshojë. Pres që të ketë edhe djegie të tjera deri sa të përfundojnë zgjedhjet. Mendojë që prapa saj qëndron Lista Serbe, dhe vetëm ata nëse bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, mund t’i gjejnë autorët”u shpreh Jablanoviç.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e tri veturave të tjera në Leposaviq.
Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.
Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Vetura e djegur me targa RKS ka djegur edhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.
Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.
“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në komunikatën për media.
Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë./Arbresh.info/
lexo edhe:
Partitë serbe që do të marrin pjesë në zgjedhje shpalosin sloganin kundër Listës Serbe
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...