Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbështesë marshin për çlirimtaret e UÇK-së.
Nushi ka thënë se pasi që kalkulantat e VV-së e kanë parë që marshi po bëhet shumë i madh, andaj vendosën të mbështesin këtë marsh.
Ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që nuk kishte informacione për këtë marsh.
Postimi i plotë:
Kalkulantat e VV e pane qe marshi solidarizues per çlirimtaret po behet shume i madh, andaj vendosen me e mbeshtete. Ndonese mbreme Kurti nuk e dike as qe ka marsh.
Mos u cuditni kur t’i mbeshtesin edhe protestat e Luizit.
lexo edhe:
LVV mbështet marshin për drejtësi “Liria ka Emër”, përmend vetëm Rexhep Selimin
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
Figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe ...
Vdes në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkan...
Joe Biden shfaqet për herë të parë publikisht pas diagnozës ...
Debati në Bundestag për Kosovën, dikush kërkoi zbatimin e ma...