Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr ka humbur një milion euro teksa po luante poker në internet.
Braziliani pretendoi se po qante teksa humbi një shumë të konsiderueshme brenda 60 minutave, transmeton Arbresh.info.
Por, kjo nuk do të jetë problem për sulmuesin, pasi raportohet se ai fiton rreth 36 milionë euro në sezon te PSG.
♠️ Neymar pierde un millón de euros al póker y reacciona así… ?
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/9qbrEL5fpm
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 29, 2023
31-vjeçari po vazhdon të përballet me lëndime dhe nuk ka zbritur në fushë që nga shkurti i këtij viti.
Ai këtë stinor ka humbur pesë ndeshje për shkak të lëndimeve dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet.
Neymar ka qenë në formë mjaft të mirë këtë sezon me 18 gola e 17 asistime në vetëm 29 ndeshje të zhvilluara deri më tani../Arbresh.info/
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...