Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të jetë pjesë e marshit të paralajmëruar nga iniciativa “Liria ka emër” më 2 prill, e diel.
Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se anëtarësia e kësaj sindikate do të marrë pjesë në këtë marsh.
“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftimin e tyre./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...