Dy persona janë plagosur sot me armë në qendër të Prishtinës.
Për arbresh.info, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar pas rastit në fjalë.
Ata janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit veçse janë identifikuar dhe po punohet që të njëjtit të arrestohen.
“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.
Rasti ka ndodhur gjatë orës 20:20 në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet, apo në vendin e njohur ndryshe si “Te Pishat”./arbresh.info/
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...