Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka kujtuar 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht 24 vjet më parë, e ku 19 prej tyre ishin fëmijë.
Shkrimi i plotë:
Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s më 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kishin intensifikuar edhe më shumë krimet, gjenocidin dhe dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe fëmijët.Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël na kujtojnë në çdo fundmars se sa e madhe ishte sakrifica e këtij populli për lirinë e Kosovës. Mbi 350 motra e vëllezër tanë të pafajshëm, mizorisht i ndanë nga ne, ata që nuk patën mëshirë për askënd, ata që tentuan zhbërjen e qenies shqiptare nga dheu.
Gjithashtu, sot kujtojmë 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht 24 vjet më parë, e ku 19 prej tyre ishin fëmijë.Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë