Arijanet Muric është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë dhe vlera e tij në treg po rritet dita e ditës.
Falë paraqitjeve të mrekullueshme me Burnleyn në Championshipin anglez, vlera e Muric është rritur nga faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve ‘Transfermarkt’.
Nga 4 milionë sa kushtonte më parë, Aro Muric tani ka vlerën 6 milionë euro.
24-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e Vincent Kompany te Burnley, pasi ka mbrojtur në 35 ndeshje, ku 15 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur, shkruan telegrafi.
Aro është një nga futbollistët kosovar me notën mesatare më të madhe në botë këtë edicion.
Kujtojmë që përpos portierit Aro Muric, vlera i është rritur edhe Arbnor Mujës, Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit.
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C