Prokuroria, policia, inspektorati. Këto janë tre institucionet që janë duke bërë kontroll në Spitalin Klinik në Manastir, pas vdekjes së pardjeshme të një vajze pesëvjeçare.
Këtë e ka konfirmuar për “Makfax” drejtori Aleksandar Obednikovski, i cili përmes komisionit të posaçëm do të kërkojë kontrolle nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori Obednikovski tregon se nuk mund t’i komentojë pretendimet se fëmijës i është injektuar glukozë edhe pse sheqeri i saj është ka qenë 9, siç pretendon familja.
“Nuk mund ta them këtë. Ata po e kontrollojnë atë. Kanë ardhur edhe nga Prokuroria dhe policia. Sapo të veprojë Prokuroria nuk mund të komentoj”, tha ai.
I pyetur nëse dyshon për ndonjë gabim mjekësor, ai ka treguar se për këtë do të vendosin institucionet.
“Nuk mund ta them këtë. Kështu vendos Ministria e Shëndetësisë dhe inspektorati. Prandaj do të kërkoj që të vijë një komision nga Shkupi që të mos dalë më vonë se po fshehim ndonjë provë etj. Le të vijnë nga Shkupi”, ka shtuar Obedinkovski.
Me këtë rast drejtori do të ketë një takim edhe me ministrin e ri të Shëndetësisë.
“Po shkoj në Shkup për një takim në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u marrë vesh se si do të veprohet. Do të kërkoj nga ministri i Shëndetësisë që të bëjë një komision që të vijë dhe të hetojë situatën”, ka shtuar drejtori./Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...