Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me kursimet pensionale që raportohet të humbin vlerë prej 36 milionë euro nga janari i vitit 2023 e deri më tani.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, ai tha se përderisa në ditë humbasin nga gjysmë milionë euro nga kursimet pensionale, ai tha se popullsitë vazhdojnë rehatinë.
“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, u shpreh ai./arbresh.info/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan